TAKIMI, JASHARI-ORAV

Ministri Jashari takon ambasadorin Orav

09.07.2014 17:16

Në takim, ministri Jashari e informoi ambasadorin Orav për aktivitetet reformuese të Ministrisë së Drejtësisë për periudhën e kaluar, dhe posaçërisht u përqendrua në aktivitetet e Ministrisë rreth dialogut paraqasës në nivel të lartë…….

Ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari, sot u takua me shefin e Delegacionit të Unionit Evropian, Aivo Orav dhe me Marina Kurte, këshilltare për integrimin evropian dhe për çështje të drejtësisë.

Në takim, ministri Jashari e informoi ambasadorin Orav për aktivitetet reformuese të Ministrisë së Drejtësisë për periudhën e kaluar, dhe posaçërisht u përqendrua në aktivitetet e Ministrisë rreth dialogut paraqasës në nivel të lartë.

Në këtë takim, Jashari potencoi nevojën e  rritjes së përpjekjeve për përfaqësim të drejtë gjatë të zgjedhurit të gjykatësve dhe prokurorëve publik.  

Ministri Jashari, në takim shprehu kënaqësinë për përkrahjen, ndihmën dhe bashkëpunimin e deritanishëm, të ofruar nga ana e Delegacionit të Unionit Evropian në projektet e rëndësishme për reformën e sistemit të gjyqësorit, në çka ambasadori Orav ia ktheu me bindje se do të ketë thellim të bashkëpunimit të mëtutjeshëm.