SHBA: “Cikloni bombë”, viktima dhe kaos
Stuhia e njohur tashmë me emrin “Cikloni bombë”, ka goditur që ditën e djeshme SHBA-të me borë...

Stuhia e njohur tashmë me emrin “Cikloni bombë”, ka goditur që ditën e djeshme SHBA-të me borë, erëra dhe temperatura mjaft të ulëta.
Deri tani regjistrohen të paktën 6 viktima dhe autoritetet raportojnë se janë anuluar më shumë se 2.800 fluturime.
Në aeroportin ‘La Guardia” të Nju Jorkut, 90% e avionëve kanë qëndruar në tokë, është bllokuar dhe aeroporti “Jfk”.
Mësohet se rreth 67 mijë persona kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të kohës së keqe.
Shërbimi Kombëtar i Motit ka thënë sot se temperaturat e ulëta do të vazhdojnë edhe gjatë vikendit, nga të cilat kanë vdekur edhe 12 persona të tjerë në Karolinën Veriore dhe Jugore.
Si shkak i kohës së ftohtë janë anuluar mijëra fluturime, derisa mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike, shkollat janë mbyllur madje janë ngrirë edhe disa pjesë të ujëvarës së famshme Niagara, në Nju Jork.
