Maqedoni

Politikë, Maksuti: Shumica parlamentare stabile

06.01.2018 15:58

Gjykuar nga prioritetet që ka Maqedonia në agjendën e saj për vitin 2018...

Gjykuar nga prioritetet që ka Maqedonia në agjendën e saj për vitin 2018, profesori universitar Mersim Maksuti për TVM2 thotë se shumica parlamentare do të jetë stabile teksa çfardo lloj lëvizje deputetësh nuk do të kenë impakt në funksionimin e qeverisë.
 
Maksuti nuk beson se në vitin 2018 vendi do të shkojë në zgjedhje parlamentare.
 
Sipas tij duhet kthyer logjikën e qeverisjes stabile të vendit, dhe jo shkuarjes në zgjedhje për çdo vit për t’i dhënë kështu mundësinë shumicës parlamentare ta kryejë mandatin dhe më pas qytetarët të vlersojnë të bërat e saj. 
 
“Kjo shumicë nuk është e rrezikuar në kuptimin e numrave të politikës së parlamentit që përbëjnë këtë shumicë politike. Edhe me këto lëvizjet e vogla që hyjnë e dalin në parlament në qeveri shpresoj se nuk do të kenë impakt në destabilizimin e funksionimi të qeverisë. Mbi të gjitha vendi ka prioritetet e ka agjendën përpara dhe këtu duhet të punohet në këtë drejtim.Ne nuk mund çdo vit të mbajmë zgjedhje, ne duhet të kthejmë logjikën e qeverisjes stabile”, shprehet profesori universitar Mersim Maksuti.
 
Maqedoninë këtë vit e pret shum punë për të bërë në kuptimin e zbatimit të reformave për ta antarsuar vendin në NATO dhe për të hapur  negocatat me BE-në sqaron profesori Maksuti.
 
“Pa dallim lëvizjeve politike që ndodhin brenda parlamentit në krijimin e shumicave parlamentare, unë do të them se Maqedonia ka prioritet mbi prioritetet e cila është bërja e reformave të cilat tanimë i ka nisur Maqedonia dhe kjo shumicë parlamentare, kjo klasë politike që është në pushtet dhe Maqedonia duhet të zgjedhë sfidat që e presin të cilat e kanë tanguar me vite këtë shtet”, theksoi profesori univeristar Mersim Maksuti.
 
Në këtë drejtim sinjalet janë tejet pozitive thotë Maksuti, ndërsa pret që kontesti për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë të zgjidhet përfundimisht.
 
NAIM RAMADANI