Maqedoni

DAP, nuk po respektohet ligji për pirjen e duhanit; Qytetarët, të respektohet ndalesa e pirjes së duhanit

06.01.2018 16:17

Ligji për ndalimin e pirjes së duhanit në ambiente të mbyllyra rrallë është respektuar gjat festive të fundvitit...

Gjithashtu objektet hotelerike nuk kanë lëshuar rregullisht fatura fiskale, thonë nga drejtoria e të ardhurave publike.
 
Nga kjo drejtori paralajmërojnë se do të kryejnë konrolle nëpër objektet hotelierike dhe kafiteritë, pasi që analizat nga ana e sistemit GPRS tregojnë se një numër i madh i objekteve kanë treguar profit më të vogël për festat e fundvitit.
 
Inspektorët kanë vërejtur se pronarët e kafiterive, restoranteve apo hoteleve nuk kanë regjistruar fitimin dhe nuk kanë lëshuar fatura fiskale. 
 
Qytetarët apelojnë që ligji për ndalimin e pirjes së duhanit duhet të respektohet.
 
“Unë jam një nga ata që nuk pi cigare dhe mendoj që duhet të respektohet ligji për mospirje të duhanit në ambiente të mbyllura. Nuk është e hijshme që në vende të mbyllura të pihet cigare, pasi aty ka njerëz që nuk e konsumojnë të njejtën”...
 
“Unë po të mundem e ndali tërësisht, por secili e ka të drejtën e e vet. Ai që e kapi prej moti nuk mund ta lë përnjëherë”...
 
“Ato që se pinë le të rrinë në vende ku nuk pihet duhani, por ne që e pijmë nuk mund ta lëmë duhanin”, shprehen te anketuarit.
 
Qeveria para disa muajve paraljmëroi se do të paraqesë një propozim për një liberalizim të butë të ligjit aktual të pirjes së duhanit, që në asnjëfarë mënyre nuk do të thotë se ligji do të tërhiqet tërësisht.
 
Ndrysdhimet do të silleshin me qëllim të interpretimit të duhur të ligjit dhe respektimin e dispozitave, se si duhet të jenë të konceptuara pjesët e restoranteve dhe kafiterive ku lejohet pirja e duhanit.
 
Por qeveria ka theksuar se në objekte ku shërbehet ushqim, në asnjëfarë mënyrë nuk do të lejohet pirja e duhanit. 
 
ERSAN PAJAZITI