EKONOMI

Kompania nga SHBA, planifikon 2 mijë punësime

09.07.2014 17:26

Kompania planifikon 2.000 punësime në drejtim të kujdesit të shfrytëzuesve dhe përkrahje teknike të kompanive të mëdha të SHBA-së, të cilat janë lider në industri të ndryshme, është shprehur ministri Naumof……….

Kontakt-qendra Multinacionale me seli në SHBA, planifikon të hapë përfaqësi në Maqedoni me 2.000 vende të punës.  Intervistat e para të kandidatëve, zhvillohen në kuadër të “Panairit për punë”, që mbahet sot në Shkup, ku nikoqir në emër të kompanisë amerikane është ministrit për Investime të Huaja, Xheri Naumof.

“Jemi nikoqir të “Panairit të punës”, në emër të kompanisë së madhe amerikane, e cila do të hapë përfaqësi në Maqedoni. Kjo është Kontakt-qendër Multinacionale, që momentalisht ka 12.000 të punësuar, punon në pesë shtete dhe do të hapë përfaqësi të veten edhe në Maqedoni”, deklaroi ministri për Investime të Huaja, Xheri Naumof.

Kompania planifikon 2.000 punësime në drejtim të kujdesit të shfrytëzuesve dhe përkrahje teknike të kompanive të mëdha të SHBA-së, të cilat janë lider në industri të ndryshme, është shprehur  ministri Naumof.

Sipas tij, investitori për këto vende pune kërkon kuadër i cili e njeh gjuhën angleze, shkrimin dhe leximin, si dhe punën me kompjuter. Kandidatëve të përzgjedhur, do tu mundësohet trajnim prej 8 deri në 10 javë, ku duhet t’i mësojnë aftësitë për mbështetje teknike për kompanitë e mëdha, me te cilat do te bashkëpunojë Kontakt-qendra. Për personat të cilët do të kalojnë këtë trajnim, do të ketë bruto rrogë prej 29.334 denarë. (Besim Abdullai, TVM2)