Maqedoni
AUV, një kompanie braziliane i merret licenca për eksport të mishit
06.01.2018 17:37
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari njofton se kompanisë braziliane Seara Alimentos LTDA...

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari njofton se kompanisë braziliane Seara Alimentos LTDA, e cila eksporton mish edhe në Republikën e Maqedonisë, i është marrë licenca për eksport dhe është fshirë nga regjistri i eksportuesve të autorizuar të mishit nga Brazili.
Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari theksojnë se informacioni, është marrë nga Ministria e Punëve të Jashtme ku ka arritur njoftim nga përfaqësia konsullore diplomatike e Republikës Federale të Brazilit në Sofje se kompanisë i është marrë licenca për eksport dhe se është fshirë nga regjistri i eksportuesve të autorizuar të mishit.
Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, njoftojnë se janë përforcuar kontrollet në vendkalimet kufitare nga shërbimet inspektuese të Agjencisë me qëllim të parandalimin të hyrjes eventuale në vend të dërgesave të mishit nga Brazili, të cilat vijnë prej objekteve të cilët janë të ndaluar për eksport.
"Agjencia për Ushqim dhe Veterinari si institucion përgjegjës për sigurinë e ushqimit e informon opinion se është në komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën e Republikës së Maqedonisë në këtë vend amerikanojugor, me të cilën këmbehen informacione për ngjarjet në industrinë e mishit, për të cilën informohen edhe odat ekonomike të vendit. Importi i mishit në Maqedoni bëhet ekskluzivisht prej vendeve të miratuara për import dhe prej objekteve të miratuara", thuhet në kumtesën e AUV dhe shtohet se secila dërgesë detyrimisht është e shoqëruara në certifikatë veterinere shëndetësore me të cilën garantohet siguria.
