Maqedoni

Kuvendi shpall tender për dhurata autentike

06.01.2018 18:11

Para festave të fund-vitit, Kuvendi i Maqedonisë shpalli tender për furnizimin e „gjërave reprezentative dhe autentike për dhuratë“...

Bëhet fjalë për aktivitet të rregullt të institucionit ligjdhënëse, që kësaj radhe pritet të kushtojë 25 mijë dollarë.

Por, arsyeja që furnizimi i fundit është për t’u shënuar, nuk qëndron as në fondet e parashikuara, e as në datën e shpalljes.

Është evidente se ndoshta për herë të parë, përpilimi i listës së sendeve që do t’i dhurojë Kuvendi është udhëhequr sipas çelësit shumë-etnik.

Për shembull, përveç ikonës së derdhur në legurë të zinkut, tani në listën e dhuratave është edhe xhamia e larme.

Në mesin e dhuratave vendin e saj e ka gjetur edhe Nëna Terezë edhe në formë të profilit të derdhur dhe në formë statujës.

Njëherësh, në listën janë edhe sende që deri tani janë përpunuar – si rubini maqedonas, monedhat antike dhe replika të sendeve të njohura arkeologjike të gjetura në Maqedoni. Në listë mbeten edhe dhurata që kanë rëndësi të njëjtë për të gjitha bashkësitë – si stoli nga margaritari i Ohrit.

Për herë të parë në vitet e fundit, në listën e dhuratave është përfshirë edhe një personalitet që nuk rrjedhë nga Maqedonia. Bëhet fjalë për Skënderbeun, për të cilin do të përpunohet objekt me profilin e tij dhe objekt ku është i hipur në kalë.

Është e sigurt se Kuvendi i Maqedonisë e përpunon statujën me pamjen e Skënderbeut meqë në vitin 2018 mbushen 550 vite nga vdekja e tij, ndërsa ngjarja është pjesë e programit për shënim të ngjarjeve të rëndësishme dhe personaliteteve për sivjet.