DHUNA FAMILJARE

Shteti përforcon mbrojtjen nga dhuna familjare

09.07.2014 17:28

Ligji për Mbrojtje të Viktimave nga Dhuna Familjare, do të pësojë ndryshime edhe atë me plotësime që kanë të bëjnë me masat shtesë për mbrojtje të viktimës nga dhuna familjare……….

Ligji për Mbrojtje të Viktimave nga Dhuna Familjare, do të pësojë ndryshime edhe atë me plotësime që kanë të bëjnë me masat shtesë për mbrojtje të viktimës nga dhuna familjare.

Ministri i resorit, Dime Spasov, në këtë drejtim shtoi se plotësimet, përveç tjerash, parashohin masa strikte, të cilat precizojnë detyrat e institucioneve kompetente, si dhe afatet përkatëse kur duhet të ndërmerren masat mbrojtëse, duke përfshirë edhe largim të dhunuesit nga shtëpia.

Njeherit, plotësimet në Ligj parashohin që përveç mbrojtjes, të ketë edhe sigurim financiar të vetë viktimës. 

“Përcaktimi ynë thelbësor dhe kyç në këtë Propozim-ligj, është preventimi i dhunës në familje, por edhe sigurim dhe mbrojtje të viktimës së dhunës familjare, ofrim të ndihmës për të tejkaluar pasojat nga dhuna e përjetuar, si dhe krijimin e kushteve për përforcim ekonomik dhe integrim të viktimave”, deklaroi ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov.

Të dhënat statistikore në planin më të gjerë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, dëshmojnë që 93% e kryerësve të dhunës familjare janë burra, 82% e viktimave janë gra, ndërkaq vetëm 4 % të viktimave janë burra.

“Si Kombe të Bashkuara, Propozim-ligjin e ri e shohim si një hap përpara për Maqedoninë dhe si një shembull i mirë që do të reflekton tërë rajonin”, theksoi përfaqësuesja e OKB-së, Luiza Vinton.

Në rast të mosrespektimit të masave gjyqësore për mbrojtje, është paraparë edhe dënim në të holla nga 2500 deri 3000 euro. (Zejxhane Osmani, TVM2)