Maqedoni

Shuhet zjarri në një banesë në qendër të Shkupit

07.01.2018 13:23

Zjarri që shpërtheu sot paradite në një banesë në qendrën e Shkupit është lokalizuar, ndërsa gjatë shuarjes nuk ka të lënduar...

Është djegur një banesë në katin e dytë në një ndërtesë në rrugën "Dame Gruev" si dhe ballkoni në një banesë afër saj.

Njësitë zjarrfikëse kanë intervenuar me shtatë automjete dhe në kohë është parandaluar përhapja e zjarrit.

Tani për tani nuk ka informacione për shkakun e zjarrit.Nga policia theksojnë se ende nuk kanë informacione për shkaqet për zjarrin, vetëm theksojnë se për zjarrin është denoncuar tek ata.