Maqedoni
Ndotja e ajrit: Grimcat PM 10 në nivel të lartë
07.01.2018 12:39
Në 24 orët e fundit, Strumica ka qenë qyteti me ajër më të ndoturnë vend ,ndërsa ndotje në nivel të lartë ka pasur edhe në qytetin e Shkupit...

Ne perputhshmeri me Ligjin per ambijent cilsorë si dhe me qëllim uljen e ndotjes se ajrit në qytetin e Shkupit vetëm me datë 27 dhjetor të vitit të kaluar hynë në zbatim masat qeveritare me të cilën u mundësua transport falas për qyetatarët ne autobusat publik si dhe ato privat.
Nga Ministria e Ambientit Jetësor bëjnë të ditur se akoma nuk është përmbushur norma e paraparë e rritjes së nivelit të grimcave PM10 që parasheh hyrjen e sërishme në fuqi të masave qeveritare kundër ndotjes.
Sipas vendimit të fundit të qeverisë niveli i grimcave PM 10 duhet që dy ditë radhazi të kalojë 200 mikrogram për metër kub në së paku 2 qendra matëse të ajrit që masat qeveritare të hyjnë në fuqi.
Si masa urgjente në listën e Qevrisë kundër ndotje së ajrit është edhe lirimi nga puna i grave shtatzëna, personave më të vjetër se 60 vjec, personave me astmë kronike etj.Pashtu personat që punojnë në ambiente të hapura të riorganizojnë orarin dhe të punojnë vetëm nga ora 11 deri në 17.Të sigurohen kushte për aktivitete më të shtuara të ndihmës së shpejtë.
Njësitë e vetëqeverisjes lokale janë të detyruar që të zvogëlojnë çmimin e biletave të autobusëve dhe të heqin pagesën ditëve kur ndotja do të jetë jashtë normave, pastrim i përditshëm i rrugëve dhe zmadhimin e kontrolleve të ndërtimeve.
Kompanitë ndërtuese të shfrytëzojnë ujë kundër pluhurit gjatë ndërtimeve.
Ministria e brendshme detyrohet për regjim në komunikacion për automjetet e rënda kur destinacioni i tyre nuk është Shkupi, të shfrytëzojnë qarkoren. Poashtu Qeveria detyron të gjitha organet shtetërore që t’i kufizojë deri në 50% shfrytëzimin e veturave zyrtare.
FLORA BELULI KAMBERI
