Maqedoni

Përçarja në Lëvizjen BESA: BESA e Tetovës kundërshton atë të Shkupit

07.01.2018 14:50

Mbledhja e Lëvizjes Besa që u mbajt dje në Shkup, ku si vendim sollën shkarkimin e kryetarit të parëtisë Bilall Kasami...

Mbledhja e Lëvizjes Besa që u mbajt dje në Shkup, ku si vendim sollën shkarkimin e kryetarit të parëtisë Bilall Kasami, zëdhënësi i Lëvizjes Besa, Abdush Demiri, e quan mbledhje jo formale dhe në kundërshtim me statusin e Lëvizjes Besa ,pasi sipas tij mbledhjen e këshillit e thërret kryetari I partisë e jo individ të caktuar . 
 
“Shumica e anëtarëve të këshillit qendror kanë qenë dje prezent në mbledhjen e Këshillit qendror I cili është mbajtur në Tetovë, me ftesë të kryetarit të partisë Bilall Kasami. Atë mbledhje që kanë mbajtur ata atje është jo formale dhe anti statutare pasi dihet që mbledhjet e këshillit qendror I fton kryetari I partisë më këtë rast është Bilall Kasami”, shprehet zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Abdush Demiri.
 
Turbulenca dhe përplasjet që  po ndodhin në Lëvizja Besa këto ditë sipas Demirit janë si pasojë ,pasi kongresi I parë I partisë po afrohet dhe në të njëjtën kohë shtohen edhe apetitet për të parin e partisë.
 
“Sikur afrohet kongresi I partisë dhe apetit për të marrë të parin e partisë shtoheshin, mirëpo janë bërë përpjekje maksimale që të gjendet një kompromis për disa çështje që të shkojmë të unifikuar në kongres, mirëpo hapi I djeshëm I disa anëtarëve të këshillit qendror , ne kemi qenë të hapur por edhe kryetari Bilall Kasami, ka qenë I hapur në qoftë se kanë kandidat është mirë që I njëjti kandidat të konkurrojë në kongres, dhe ai cili merë shumicën të jetë kryetar I partisë. Mirëpo ato kanë vendosur të marinë një hapë tjetër radikal anit statutor dhe jo legjitim”, theksoi zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Abdush Demiri.
 
Nga ana tjetër këshilli vendor I Lëvizjes Besa në Tetovë kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët ku kërkojnë nga deputeti Nexhbedin Karemani që të respektoj organet e partisë dhe kryetarin Bilallë Kasmi, pasi I njejti është bërë deputet falë angazhimit maksimal të këshillit vendor në Tetovë.
 
“Prandaj kërkojmë nga deputeti Nexhbedin Karemani të respektoj organet legale dhe legjitime të lëvizjes Besa, të respektojë kryetarin legjitim të Lëvizjes Besa Bilall Kasamin,I cili me shumë zemërëgjerësi e lëshoj mandatin e deputetit që pikërisht z.Karemani të bëhet deputet”, shprehet kryetarja e FR gruas në Tetovë, Hatije Etemi.
 
Këto komente Demiri dhe Etemi I bënë në konferencën e sotme që patën në selinë e partisë në Tetovë.
 
VISAR SADIKI