Botë
Dita më e ngrohtë në Australi nga viti 1939, janë matur 47,3 gradë
07.01.2018 16:09
Në Sidnei sot termometrat matën 47,3 gradë Celsius, për këtë dita e sotme është më e ngrohta nga vitit 1939...

Në rajonin rreth Sidneit është publikuar paralajmërim për rrezik nga zjarret, ndërsa në qytet është ndaluar tërësisht ndezja e zjarrit.
Temperaturë rekorde paraprakisht është regjistruar në vitin 1939, kur janë matur 47,8 gradë.
Temperaturat e larta posaçërisht keq ndikojnë ndaj sportistëve. Pjesëmarrësit në turnirin e tenisit në Sidnei janë detyruar t'i braktisin terrenet./mia
