Ndërroi jetë astronauti më i njohur i Nasa-s
Astronauti më me eksperience i NASA-s, njeriu që fluturoi dy herë drejt Hënës...

Astronauti më me eksperience i NASA-s, njeriu që fluturoi dy herë drejt Hënës dhe komandoi misionin e parë me një anije hapësinore, John Young ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare.
NASA dhe e gjithë bota humbën sot një udhërrëfyes, deklaroi shefi i agjencisë së hapësirës, Robert Lightfoot, i cili kujtoi sesi Young ishte i vetmi person qe drejtoi misionet Gemini, Apollo dhe programe të shatellave kozmike.
Në një intervistë për “Houston Chronicle” në 2004, Young pati risjellë në kujtesë eksperiencën e tij pas zbritjes ne satelitin e vetëm natyror të tokës.
“Graviteti atje është vërtet i këndshëm- qe shprehur ai- nuk është tamam zero. Në një force rëndese zero, lëshon një laps dhe do tre dite ta rimarrësh. Në hënë ka një të gjashtën e gravitetit e kjo do të thotë se kur shikon poshtë, lapsin e ke përpara syve.
