Botë
Sulm në Idbil, sulmohet selia e Ajnad Al-Koukaz, 23 të vdekur
08.01.2018 10:02
Një makinë bombë në qytetin e Idbilit, qytetin më të madh të kontrolluar nga rebelët në Siri, ka lënë të paktën 23 të vdekur...

Të dhënat paraprake të autoriteteve flasin se sulmi ishte drejtuar ndaj përkrahësve të grupit Ajnad al-Koukaz. Në një video të publikuar nga grupi “Mbrojtja Civile Siriane”, shihen brigadat e zjarrfikësve që përpiqen të shuajnë zjarrin që përfshiu një ndërtesë pas shpërthimit.
Sipas Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Londër, sulmi u krye ndaj zyrës së grupit Ajnad al-Koukaz, një ndër grupet më të mëdha rebele që kontrollojnë qytetin e që përbëhet nga luftëtarë të huaj, aleatë të Al Kaedës.
