Maqedoni

Komunikacioni nëpër rrugë të thata në vendet më të ulëta ndërsa rrugë të lagështa në vendet më të larta

08.01.2018 10:26

Komunikacioni në rrugët në vend po zhvillohet nëpër rrugë të thata në vendet më të ulëta ndërsa në disa vende nëpër rrugë të lagështa....

Për shkak të paraqitjes së mjegullës, dukshmëria në Ohër, Strugë dhe Makedonski Brod është ulur në 50 -100 metra, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
 
Nga LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të qarkullimit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan - Maqedonska Kamenicë - Dellçevë, Vinicë - Berovë, Gostivar - Strazhë, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Katllanovë - Veles, Krushevë - Demir Hisar dhe Resnjë - Bukovo.
 
Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti./Mia