Bannon ‘e dredh’: Djali i Trump s’është tradhtar
Steve Banon, ish kryestrategu i Donald Trump, u përpoq të marrë mbrapsht komentin e tij për djalin e presidentit Donald Trump junior të cilin e quajti tradhtar.

Fjalët e Bannon shfaqen në librin Zjarr dhe Furi të Michael Wolff. Bannon e cilësoi djalin e presidentit trump si tradhtar pas një takimi të qershorit 2106 mes Donald junior dhe një grupi rusësh.
Por, megjithëse me vonesë prej disa ditësh që nga botimi i librit, Banon tha se komenti i tij ishte për një tjetër ish ndihmës në presidentit, pikërisht Paul Manafort që ishte gjithashtu i pranishëm në takim. Përmes një komunikate për shtyp, Bannon e cilësoi Donald Trump junior si një patriot dhe njeri të mirë.
Libri i Wolff shkaktoi mjaft kaos në Washington me pretendimet se Shtëpia e Bardhë është në kaos, se stafi i Trump u përfshi nga paniku kur fitoi zgjedhjet, madje edhe duke vënë në dyshim shëndetin mendor të vetë presidentit Trump. Libri dhe ato që ai përmban janë hedhur poshtë nga Trump, i cili tha se gëzon shëndet shumë të mirë mendor, madje mund të cilësohet edhe si gjeni. Pas lajmeve të rreme, tashmë duhet të përballem edhe me librat e rreme- shkroi trump në twitter.
Presidenti është mbështetur edhe nga shumë zyrtarë të lartë, përfshirë dhjetorin e CIA-s Mike Pompeo, që i kanë cilësuar pretendimet e librit si fantazi dhe gënjeshtra të turpshme./Top Channel
