Maqedoni
Osmani nesër në Athinë, takime me Koxiasin dhe Katrugalosin
08.01.2018 12:04
Zëvendëskryeministri për Çështje Europiane, Bujar Osmani, nesër do të zhvillojë vizitën e shumëpërfolur në Athinë...

Zëvendëskryeministri për Çështje Europiane, Bujar Osmani, nesër do të zhvillojë vizitën e shumëpërfolur në Athinë, duke i hapur kështu rrugë një bashkëpunimi mes dy vendeve që tashmë është paralajmëruar se do të ecë me një ritëm të përshpejtuar.
Në kuadër të takimit, zëvendëskryeministri Osmani do të realizojë takime ndaras me ministrin e jashtëm grek, Nikos Koxias, si dhe me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, përgjegjës për Çështje Europiane dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare Ekonomike, Jorgos Katrugalos, ku do të hapen çështjet lidhur me integrimin europian të Republikës së Maqedonisë.
