Kulturë
Ndahen çmimet “Golden Globe”, eventi solidarizim kundër ngacmimeve seksuale
08.01.2018 12:31
Ka shkëlqyer ceremonia e 75 e ndarjes së çmimeve “Globi i Artë”, vendi i parë në Hollivud...

Ka shkëlqyer ceremonia e 75 e ndarjes së çmimeve “Globi i Artë”, vendi i parë në Hollivud që mbrëmë u kthye në një spektakël solidariteti, të parin e këtij lloji që kur industria e filmit u përball me skandalin e ngacmimeve seksuale.
Shumë aktorë, të veshur me të zeza, u solidarizuan me viktimat e dhunës seksuale në industrinë e filmit, një skandal që tronditi opinionin, sidomos kur këto ngacmime janë bërë nga producentë tepër të njohur. Mbrëmja u fokusua tek fushatat “Edhe mua” dhe “Koha mbaroi”, fushata që kërkojnë ndryshime jo vetëm për gratë që i takojnë industrisë së argëtimit, por për gratë kudo në botë.
Filmi i madh i mbrëmjes ishte “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”, i cili çoi në shtëpi katër çmime përfshirë atë të aktores më të mirë që i shkoi Frances McDormand.“Big Little Lies” fitoi në pothuajse shumicën e kategorive të televizionit. Nicole Kidman rrëmbeu çmimin e parë të mbrëmjes me portretizimin e një viktime të dhunë në familje. “Golden Globes” shihet si tregues se cilat filma do të kenë sukses në ceremoninë e madhe të Oscarve që do të mbahet në 4 mars.
