Meksikë, përleshje në më shumë qytete, 18 të vdekur

08.01.2018 13:02

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën në përleshjet e armatosura në shtete të ndryshme të Meksikës....

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën në përleshjet e armatosura në shtete të ndryshme të Meksikës, ku situata duket se po del jashtë kontrollit, teksa policia federale po heton edhe policët lokalë si bashkëpunëtorë me bandat e krimit dhe drogës.

Sipas policisë federale të Guerreros, sulmuesit e armatosur kanë sulmuar forcat policore të qytetit La Conception, ku të vdekur mbetën 8 persona, mes të cilëve edhe dy policë. Në një tjetër përleshje disa orë më pas mes policisë federale dhe asaj lokale kanë humbur jetën tre policë lokalë.

Rreth 30 policë lokalë janë arrestuar për shkak të akuzës vrasje dhe posedimi i paligjshëm i armëve dhe drogës.

Në San Jose del Cabo të shtetit verior Baja California Sur erdhi deri në një përleshje të përgjakshme mes marinsave dhe anëtarëve të një grupi, ku të vdekur mbetën 8 persona.