FRODEM letër Ivanovit dhe Zaevit: Po bëhet presion, dilni me rezolutë në OKB
FRODEM kërkon nga presidenti, Gjorge Ivanov, dhe kryeministri, Zoran Zaev....

FRODEM kërkon nga presidenti, Gjorge Ivanov, dhe kryeministri, Zoran Zaev, të dorëzojnë një projekt-rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara rreth presioneve, që sipas tyre po bëhen për ndryshimin e emrit të Maqedonisë.
“Duke u ballafaquar me presion për ndryshimin e emrit kushtetues, si dhe qëndrimet joparimore dhe ofenduese që vijnë nga partitë parlamentare në Greqi, kërkojmë nga presidenti dhe kryeministri që të dorëzohet projekt-rezolutë nga ana e Maqedonisë në Kuvendin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Jemi të sigurtë që argumentet e parashtruara janë në anën tonë dhe anëtarët e Kuvendit të Përgjithshëm të OKB-së do të sjellin vendimin e duhur në interes të drejtësisë dhe vërtetës”,- thuhet në letrën e FRODEM drejtuar krerëve të shtetit dhe ekzekutivit.
Reagimi i FRODEM-it vjen pas deklaratave të politikanëve grekë rreth kontekstit mes dy vendeve dhe protestave që kanë filluar në shtetin fqinj.
