Rritet numri i shtatzënave që lindin para kohe
Ushqimi jo i shëndetshëm i grave shtatzëna, infeksionet e ndryshme dhe tensioni i lartë janë disa prej shkaqeve që ndikojnë në lindjen e bebeve në javën e 27 dhe 28, apo mes muajit të 7 të 8 të shtatzënisë…………..

Për dy herë më shumë në krahasim me vitin e kaluar, është rritur numri i fëmijëve të lindur para kohe. Ushqimi jo i shëndetshëm i grave shtatzëna, infeksionet e ndryshme dhe tensioni i lartë janë disa prej shkaqeve që ndikojnë në lindjen e bebeve në javën e 27 dhe 28, apo mes muajit të 7 të 8 të shtatzënisë.
“Trend në botë ashtu edhe te ne, lindja e parakohshme sëmundje e kohës së fundit, shkaqe ka shumë, jeta tashmë është ndryshuar në krahasim me atë që ishte më parë. Për atë fëmijët nuk lindin në javën e 40, por më herët, kjo do të thotë se frytit duhet t’i bëhet terapi shtesë për të vazhduar me zhvillimin e tij”, deklaroi drejtoresha në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve, Aspazija Sofijanova.
Inkubator, frymëmarrje artificiale për zhvillim të mushkërive të bardha dhe ilaçe shtesë, janë të nevojshme për mbijetesën e të lindurve para kohe, të cilët janë të vendosur në inkubator. Meqë numri i tyre është i madh, tashmë ka filluar një fushatë ku të gjithë vullnetarisht duke blerë bylyzik dhe duke mbushur lëndë djegëse, mund të shpëtojmë jetë.
“Kjo është faza e parë e donacionit nga “OKTA”. Paralelisht me këtë të ngrisim vetëdijen e qytetarëve që të donojnë. Tashmë gëzojmë përkrahjen e më shumë se 9000 qytetarëve të cilët na ndjekin në rrjetet sociale dhe kemi fituar donacion prej qindra prej tyre”, theksoi drejtori ekzekutiv në “OKTA”, Viktor Papakonstantinu.
“Mundësi për jetë” është fushata e “OKTA”-s për të ndihmuar Klinikën e Fëmijëve për tu dalë në ndihmë bebeve të lindura para kohe. (Rina Turkeshi-Saiti, TVM2)
