Nju Jork, zjarr në ndërtesën Trump Tower, 2 të lënduar
Në objektin Trump Tower, në katin më të lartë të ndërtesës, e cila është rezidenca private e presidentit amerikan, Donad Trump

Në objektin Trump Tower, në katin më të lartë të ndërtesës, e cila është rezidenca private e presidentit amerikan, Donad Trump, dhe e familjes së tij, mëngjesin e sotëm ka shpërthyer zjarr.
Në fotografitë nga ajri shihen zjarrfikësit në kulm të ndërtesës, derisa tymi i dendur del nga një skaj i objektit.
Departamenti zjarrfikës i Nju Jorkut tha se zjarri, për të cilin ishte raportuar në orën 7 të mëngjesit, sipas kohës lokale, ka shkaktuar lëndimin e dy personave, njëri prej tyre seriozisht. Flaka është përshkruar si “zjarr i vogël elektrik”, që me të shpejtë ishte vënë nën kontroll.
"Bëhet fjalë për një zjarr të vogël i shkaktuar nga një defekt në instalimin elektrik",- deklaroi djali i presidentit amerikan, Donald Tramp, Erik.
Asokohe, presidenti Trump ndodhej në Uashington. Ndërtesa në Avenynë e Pestë në Menhetën, afër Parkut Qendror, përbëhet nga banesa luksoze dhe zyra biznesore.
