Maqedoni
Kocijançiq: KE ndjek me vëmendje zhvillimet rreth emrit
08.01.2018 17:58
Brukseli ndjek nga afër zhvillimet rreth kontestit me emrin, deklaroi zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijançiq...

Në një deklaratë për të përditshmen greke, Etanea Kocijançiq thotë se Brukseli mirëpret progresin që është bërë dhe vazhdojnë të ndjekim zhvillimet.
Ajo përkujtoi se në prill Komisioni Europian pritet të publikojë raportin vjetor të progresit për vendet kandidate të BE-së, duke e përfshirë Maqedoninë, ndërsa thekson se për Komisionin ajo që është veçanërisht e rëndësishme është ruajtja e marrëdhënieve të mira fqinjësore.
