“Makstil”, ndërton stacionin për filtrimin e gazrave
Menaxhmenti i kësaj kompanie, sot prezantoi projektin me vlerë prej 10 milion eurosh, i cili do të mbrojë qytetarët e Shkupit nga helmi, i cili del nga oxhaqet e “Makstilit”……….

Filloi ndërtimi i stacioni të shumëpritur për filtrimin e gazrave në hekuranën “Makstil”. Menaxhmenti i kësaj kompanie, sot prezantoi projektin me vlerë prej 10 milion eurosh, i cili do të mbrojë qytetarët e Shkupit nga helmi, i cili del nga oxhaqet e “Makstilit”.
Drejtori i përgjithshëm, Ivan Banovski, nuk arriti t’i bind as banorët e lagjes Hekuranë dhe as deputeten, Liljana Popovska, se ky filtrim do të fillojë të funksionojë me të vërtetë nga një nëntori.
“Derisa ndërtohen filtrat e gazrave, “Makstil” do të punojë me prodhim të zvogëluar për 30 për qind. Të gjitha aktivitet janë paraparë të përfundojnë më 31 tetor, më pas do të vijon konektimi i pajisjeve. Mund t’ju them me plotë bindje, sot kemi shumë më pak ajër të ndotur se sa në vitet e kaluara”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i “MAKSTIL”-it, Ivan Banovski.
“Ne mbetemi në qëndrimet tona dhe do të bëjmë presion deri momentin që nuk e shohim “Makstilin” duke punuar sipas standardeve ekologjike, të cilat i ka përshkruar BE. Të gjithë ata që thonë se nesër ose pasnesër do të kemi rezultate të mira, është mashtrim. Ne nuk tërhiqemi, do të kërkojmë edhe më tej ajër të patër”, theksoi një banor.
“Zgjidhja më e mirë është që “Makstili” të ndërpresë punën deri momentin kur nuk i plotëson standardet ekologjike. Të gjitha afatet e mundshme që i ishin dhënë kësaj kompanie, u thyen”, potencoi Liljana Popovska nga DOM.
Nga Ministria e Ekologjisë thonë se nuk janë të mjaftueshme këto kapacitete të kontrolleve nga ana e inspektoratit, por megjithatë shpresojnë se ndërtimi i filtrave do të përfundojë para afatin të paraparë.
“Normalisht se nuk janë të mjaftueshme kontrollet e Inspektoratit, duhet të punojmë në drejtim të përforcimit të Inspektoratit me njerëz, pajisje dhe instrumente përkatëse që të mund të masim ndotjen e ajrit edhe gjatë netëve dhe vikendeve”, u shpreh zëvendësministri i Mjedisit Jetësor, Stevo Temellkovski.
Banorët e lagjes Hekuranë, disa herë shprehën revoltën duke protestuar. Oxhaqet e hekuranës “Makstil”, në shumicën e rasteve punojnë në orët e vona të mbrëmjes. (Rexhep Qamili, TVM2)
