Maqedoni

Kuvend, nesër seanca e parë për vitin 2018

08.01.2018 18:23

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka thirrur për nesër seancën e parë kuvendore për vitin 2018...

Bëhet fjalë për seancën e 27 në rend dite të së cilës janë zgjedhja e gjykatësve kushtetues dhe propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve.

Tani për tani ende është e pasigurt nëse deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare do të kthehen në punën e Kuvendit.

Në koordinimin e nesërm brendapartiak, VMRO-DPMNE pritet të vendosë nëse deputetët e saj do të kthehet në Kuvend ose jo.

Deputetët në janar do të kenë agjendë intensive, duke i pasur parasysh seancat tani më të caktuara të komisioneve dhe seancave plenare, si ajo për ratifikimin e Marrëveshjes me Bullgarinë e caktuar për më 15 janar dhe fjalimin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, më 18 janar.

Po ashtu janë paralajmëruar edhe aktivitete tjera, si takimi në kuadër të procesit Zhan Mone, më 25 dhe 26 janar, në afërsi të Parisit.