Ambasadori serb në Tiranë, Zariç: Kosova për Serbinë nuk është shtet i pavarur

08.01.2018 18:52

Ambasadori serb në Tiranë, Miroljub Zariç, deklaron se Kosova dhe Metohia janë Serbi....

Ambasadori serb në Tiranë, Miroljub Zariç, deklaron se Kosova dhe Metohia janë Serbi. Nga Shkodra, ku u kremtua Krishtlindja ortodokse e besimtarëve serbë dhe malazezë, Zariç tha se mosnjohja e Kosovës si shtet i pavarur është e panegociueshme, pasi Kosova dhe Metohia kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë Serbi.

I pyetur nëse ky qëndrim përballë Kosovës, e njohur tashmë nga 115 vende të botës, e penalizon Serbinë lidhur me integrimin e saj në familjen europiane, Zariç e mohon në mënyrë kategorike.

Ky qëndrim vjen një ditë pasi prifti malazez, Radomir Nikçevic, ritheksoi qëndrimin e shtetit serb se "Kosova është Serbi”. (Luljeta Ndoka, TVM2)