Maqedoni

Zjarri në banesën në Qendër të Shkupit është shkaktuar nga pronari

08.01.2018 20:18

Policia sot kumtoi se V.M. (39) dje e ka djegur banesën e tij në qendër të Shkupit dhe se ka sulmuar dhe lënduar një nëpunës policie...

Policia sot kumtoi se V.M. (39) dje e ka djegur banesën e tij në qendër të Shkupit dhe se ka sulmuar dhe lënduar një nëpunës policie, pas çka është dërguar në Spitalin psikiatrik, "Bardovci".
 
Zjarri në rr. "Dame Gruev" në ndërtesën në katin e dytë është paraqitur dje në orën 10:27 minuta.
 
Sipas informacioneve të MPB-së, dje në orën 10:27 Njësiti për Informacione dhe Komandë në Shkup, ka denoncuar se në rrugën “Dame Gruev” pas Kuvendit, në një banesë në katin e dytë ka zjarr, përcjell Telegrafi Maqedoni.
 
“Zyrtarët policorë kanë dal në vendin e ngjarjes, ku është kapur V.M (39) i cili ka shkaktuar zjarrin. Pas asaj, ai ka sulmuar një polic. Tek polici janë konstatuar lëndime trupore, ndërsa V.M është dërguar në spitalin “Bardovci”, thonë nga MPB.
 
Nga ekipi i zjarrfikësve është lokalizuar zjarri dhe është konstatuar se nga flakët e tij është dëmtuar edhe një banesë tjetër./mia