Maqedoni

Mot i vranët me mjegull nëpër fushëgropa

09.01.2018 10:01

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira mesatare deri në të konsiderueshme, në mëngjes nëpër fushëgropa me paraqitje të mjegullës, posaçërisht përgjatë Vardarit...

Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi juglindor, më shumë do të jetë i theksuar në vendet më të larta dhe në male. Temperatura do të lëvizë prej tetë deri në 14 gradë.
 
Në Shkup do të mbajë mot me vranësia mesatare deri në të konsiderueshme. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi  juglindor.Temperatura do të arrijë deri në tetë gradë.
 
Deri të mërkurën do të jetë mot i qetë dhe i thatë me mjegull nëpër fushëgropa dhe me paraqitje të vranësirave mesatare deri në të mëdha.Temperatura ditore në vendet me mjegull do të mbetet më e ulët, ndërsa në vendet e tjera do të mbajë mot relativisht i ngrohtë gjatë ditës për këtë pjesë të vitit. Nga e mërkura pritet rritje e vranësirave dhe kushte për paraqitje të reshjeve të dobëta të shiut, diku në jug.
 
Ndryshim i konsiderueshëm i motit pritet prej të premtes gjatë ditës dhe do të shoqërohet me erë mesatare veriore dhe reshje të shiut, ndërsa në male borë. Ulje e konsiderueshme e temperaturës do të ndjehet të shtunën./Mia