Maqedoni

Osmani për vizitë në Athinë: Shkupi dhe Athina punojnë në ndërtimin e besimit

09.01.2018 11:15

Zëvendëskryeministri për Eurointegrime, Bujar Osmani do të qëndroj sod për vizitë në Athinë...

Para vizitës Osmani deklaroi se Shkupi dhe Athina punojnë në ndërtimin e besimit dhe se vetëm në atmosferë të tillë, është e mundur të bëhet përpjekje për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme për të dyja palët rreth dallimeve për emrin.
 
Në një intervistë për Agjencinë e Pavarur Ballkanike të Lajmeve - IBNA, Osmani përsërit se gjashtë muajt e ardhshëm janë një shans historik për Republikën e Maqedonisë për të bërë një hap serioz në agjendën euroatlantike dhe që përfundimisht të mbyllë çështjen e anëtarësimit në NATO, të hapë perspektivën e negociatave  për aderim në BE. Në planin vendor fokusi është në reformat në sferat prioritare.
 
"Paralelisht me këtë po punojmë edhe për forcimin e mirëbesimit me Athinën si mundësi e vetme për krijimin e atmosferës në të cilën do të mund ta mbyllim çështjen e emrit. Kjo është një politikë e harmonizuar e Qeverisë dhe në funksion të kësaj do të jetë edhe vizita ime në Athinë", thotë Osmani. 
 
Zëvendëskryeministri Osmani gjat vizitës së sotme në Athinë do të takojë shefin e diplomacisë greke Nikos Koxijas dhe Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme përgjegjës për Çështje Evropiane dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare Ekonomike, Jorgos Katrugalos, me të cilin siç është njoftuar zyrtarisht nga Minsitria e jashtme greke do të bisedohet për çështjet evropiane me interes të ndësjelltë.