Botë

Siri, Izraeli kreu sulme ajrore afër Damaskut

09.01.2018 11:51

Armata e Sirisë thotë se Iraeli sot herët në mëngjes i ka sulmuar dhe dëmtuar “caqet ushtarake në territorin e Sirisë...

Armata e Sirisë thotë se Iraeli sot herët në mëngjes i ka sulmuar dhe dëmtuar “caqet ushtarake në territorin e Sirisë, afër kryeqytetit Damask, me sulme ajrore dhe raketa tokë-tokë.
 
Në kumtesën e transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë, SANA, komanda e ushtrisë së Sirisë tha se mbrojtja ajrore siriane e ka goditur një aeroplan izraelit. Nuk janë dhënë detaje të tjera.
 
Ushtria e Sirisë tha, po ashtu, se mbrojtja kundërajrore e saj i ka interceptuar disa raketa të lansuara nga territori izraelit. Deri tani kuk ka pasur komente nga Izraeli për pretendimet e ushtrisë siriane.