Maqedoni
Kuvend, sod mbahet seanca e parë për vitin 2018
09.01.2018 11:32
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ka thirrur për sod seancën e parë kuvendore për vitin 2018...

Bëhet fjalë për seancën e 27-të në rend dite të së cilës janë zgjedhja e gjykatësve kushtetues dhe Propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve.
Tani për tani ende është e paqartë nëse deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare do të kthehen në punën e Kuvendit. Në koordinimin e sotëm brendapartiak VMRO-DPMNE pritet të vendosë nëse deputetët e sajë do të kthehet në Kuvend ose jo.
Deputetët në janar do të kenë agjendë intensive duke i pasur parasysh seancat tani më të caktuara të komisioneve dhe seancave plenare, si ajo për ratifikimin e Marrëveshjes me Bullgarinë e caktuar për 15 janar dhe fjalimin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg më 18 janar. Poashtu janë paralajmëruar edhe aktivitete tjera si takimi në kuadër të procesit Zhan Mone më 25 dhe 26 janar në afërsi të Parisit.
