Maqedoni
Mjegulla, vështërsi në komunikacionin ajror dhe rrugor
09.01.2018 12:09
Për shkak të mjegullës në aeroportin "Aleksandri i Madh" në Shkup sot në mëngjes janë anuluar fluturimet nga Stambolli dhe drejt Stambollit...

Poashtu vonesa prej një ore e gjysmë ka në fluturimet nga Vjena, për ku fluturimet duhet që të realizohen gjithashtu me vonesë prej një ore, tregojnë të dhënat në ueb faqen e aeroportit të Shkupit.
Në aeroportin "Shën Apostol Pali" në Ohër për sot nuk janë parashikuar fluturime dhe aterrime. Siç informojnë në Lidhja Auto - Moto e Maqedonisë për shkak të mjegullës është zvogëluar dukshmëria në disa rrugë në vend.
Në Ohër, Strugë, Resnjë, Kërçovë, Makedonski Brod dhe Manastir dukshmëria është prej 100 deri në 150 metra, në Kumanovë 50 deri në 100 metra, në Tetovë 50 deri në 60 metra, Pavleshnik 30 deri në 50 metra, ndërsa në Veles, Katllanovë - Veles dhe Otovicë - Katllanovë deri në 100 metra.
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike deri të mërkurën do të jetë mot i qetë dhe i thatë me mjegull nëpër fushëgropa dhe me paraqitje të vranësirave mesatare deri në të mëdha, ndërsa ndryshime të konsiderueshme të ndjekura me reshje dhe erë veriore priten të premten gjatë ditës.
