Botë
Moti i keq në Itali, orteqet rrezikojnë turistët në resortet e skijimit
09.01.2018 13:21
Moti i keq që ka përfshirë Italinë, a shtuar rrezikun e orteqeve sidomos në veri të vendit ku gjenden edhe resortet e njohura të skijimit...

Turistët në Piemonte përjetuan një natë tmerri, teksa orteku goditi një ndërtesë me 29 persona brenda. Ata janë shpëtuar të gjithë por hoteli ka pësuar dëme.
“Të gjithë 29 personat që ishin brenda, janë evakuuar. Ishin 27 turistë dhe dy punonjës të hotelit. Të gjithë janë mirë. Ndërtesa nuk është dëmtuar shumë por për momentin nuk preferojmë që askush të hyjë brenda, derisa të analizojmë hollësisht situatën”, tha Domenico Villani, zjarrfikës.
Janë bllokuar të gjitha resortet në Val d’Aosta. Në Aorta rrugët janë mbullur nga orteku që ra gjatë mbrëmjes. Për momentin, 5 mijë persona janë bllokuar në resortin në malin Gran Becca.
SEVDIJE KASTRATI
