Maqedoni
“Tvdrokorni-t” kundër bisedimeve për emrin, thërrasin në padëgjueshmëri qytetare
09.01.2018 14:33
Lëvizjet pozitive në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare për kontestin mes Shkupit dhe Athinës, kanë zgjuar nacionalistët maqedonas....

Shoqata qytetare “Tvrdokorni” dhe disa organizata tjera, ftojnë në padëgjueshmëri qytetare për të kudnështuar sic thonë, dhunë politike mbi popullin maqedonas.
“Në kushte të sulmeve për plaçkitjen e shtetësisë maqedonase, u bëjmë thirrje të gjithë maqedonasve dhe miqve të popullit maqedonas, të mbrojnë shtëpinë tonë në çdo vend përmes formave të ndryshme të mosbindjes qytetare dhe të mbrojnë shtetësinë e shtrenjtë maqedonase”, thuhet në deklaratë.
Sipas tyre, kjo fushatë do të jetë kundër fuqive të brendshme, siç janë partitë e organizatat, por edhe ndaj individëve që sipas tyre, po punojnë për shkatërrimin e popullit maqedonas.
