Botë
SHBA, Kalifornia përfshihet nga vërshimet
09.01.2018 15:09
Teksa “cikloni bombë” ka paralizuar shumicën e shteteve në Amerikë, edhe pjesa tjetër e saj nuk po kalon lehtë në këtë fillimvit...

Në Kaliforni, stuhitë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu e gurësh. Stuhia në Kaliforni vjen pas një periudhe tepër të thatë që nga fillimi I vjetorit, që shkaktoi edhe zjarre të shumta. Në Ventura, banorët janë paralajmëruar të mbrojnë pronat e tyre me thaës me rërë. Që nga e hëna është lëshuar edhe një urdhër evakuimi.
“Kur e shikon që këndej, mrekullohesh se si makinat arritën të dalin nga kjo anë e rrugës kaq keq është gjendja, shtëpia ime u dogj tërësisht nga zjarret më herët”, tha Kathy Asher, banore e Venturas.
“Unë punoj në Santa Klarita por erdha të vë thaës me rërë rreth shtëpisë sime sepse në të kundërtën, gjithë uji mund të hyjë brenda”, tha Larry White, banor i Venturas
“Ne vumë ca sfungjerë për të thithur ujin por sapo ai u lag , uji u fut brënda dhe gjithcka brenda shtëpisë filloi të lundrojë”, tha Jeff Pratt, banor i Venturas.
Në një tjetër rajon të Amerikës, banorët janë tmerruar nga pamja jo e zakontë që panë këtë mëngjes. Temperaturat jashtëzakonisht të ulta, krijuan një fenomen të panjohur. Pamje amatore tregojnë ngricën që u afrohet shtëpive të tyre dhe borën që thjesht lëviz si një lumë I akullt.
