Dhuna në Kuvend, 16 ankesa ndaj vazhdimit të paraburgimit
16 persona të paraburgosur për pjesmarrje në ngjarjet e dhunshme në kuvend....

16 persona të paraburgosur për pjesmarrje në ngjarjet e dhunshme në kuvend, më 27 prill të vitin që lamë pas, janë ankuar tashmë ndaj vendimit për zgjatjen e paraburgimit të tyre
Ankesat janë dorëzuar në GJykatën e Apelit në afatin e parashikuar ligjor , kjo e fundit I dërgoi ankesat në shqyrtim tek Prokuroria e lartë publike dhe gjatë kësaj jave Gjykata e Apelit në Shkup në një seancë publike pritet të debatojë për ankesat dhe të vendosë nëse të dyshuarve për ngjarjet në Kuvend më 27 prill, duhet t’iu vazhdohet masa e paraburgimit, ose jo.
Para festave të fundvitit, Gjykata Penale iu vazhdoi paraburgimin edhe për 30 ditë të reja deputetëve Krsto Mukovski, Sashe Vasilevski dhe Luben Arnaudov, ish-ministrit të brendshëm dhe ish-drejtorit të DSK-së Mitko Çavkov, organizatorëve të protestës “Për Maqedoni të përbashkët” Igor Durlovski, Boris Damovski, Bogdan Ilievski dhe personave tjerë të dyshuar.
3 prej të dyshuarve janë në arrest të vazhduar shtëpiak, ndaj 2 prej të dyshuarve, me vendimin e fundit, masa e paraburgimit iu zëvëndësua me masën e arrestit shtëpiak.
