16 ankesa ndaj vazhdimit të paraburgimit, VMRO-DPMNE: Gjykata e apelit, të ngrihet mbi presionet poltike
16 persona të paraburgosur për pjesmarrje në ngjarjet e dhunshme në kuvend....

16 persona të paraburgosur për pjesmarrje në ngjarjet e dhunshme në kuvend, janë ankuar tashmë ndaj vendimit për zgjatjen e paraburgimit të tyre.
Ankesat janë dorëzuar në Gjykatën e Apelit në afatin e parashikuar ligjor , kjo e fundit I dërgoi ankesat në shqyrtim tek Prokuroria e lartë publike dhe gjatë kësaj jave Gjykata e Apelit në Shkup në një seancë publike pritet të debatojë për ankesat dhe të vendosë nëse të dyshuarve për dhunwn e 27 prillit, duhet t’iu vazhdohet masa e paraburgimit, ose jo.
Para festave të fundvitit, Gjykata Penale iu vazhdoi paraburgimin edhe për 30 ditë të reja deputetëve Krsto Mukovski, Sashe Vasilevski dhe Luben Arnaudov, ish-ministrit të brendshëm dhe ish-drejtorit të DSK-së Mitko Çavkov, organizatorëve të protestës “Për Maqedoni të përbashkët” Igor Durlovski, Boris Damovski, Bogdan Ilievski dhe personave tjerë të dyshuar. 3 prej të dyshuarve janë në arrest të vazhduar shtëpiak, ndaj 2 prej të dyshuarve, me vendimin e fundit , masa e paraburgimit iu zëvëndësua me masën e arrestit shtëpiak. Nga VMRO-DPMNE, përmes një kumtese edhe sot I cilësuan akuzat si presion politik .
“Gjykata e Apelitt patjetër duhet të ngrihet mbi politikën ditore dhe presionet. Gjykata nuk guxon të jenë bashkëpjesmarrëse në rast të konstruara, në të cilën thyhen ligjet dhe të drejtat e njeriut. Edhe Avokati i Popullit tha se, gjatë arrestimit të tyre, janë shkelur të drejtat e njeriut”, - thonë na VMRO duke përkujtuar se organet gjyqësore janë garanci për Kushtetueshmërinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
FLUTURA LATIFI
