Maqedoni

Rasti “Maxhar Telekom”, Bogoevski ka shpifur kundër Ametit dhe Xhaferit

09.01.2018 15:53

Gjykata themelore 2 në Shkup, ka pranuar padinë e Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit me të cilën është vendosur që shefi i DSK-së Slobodan Bogoevskit ka shpifur në rastin Maxhar Telekom...

Kështu ka pohuar për  TVM 2 pala mbrojtëse e të paditurit Slobodan Bogoevski. Ata nuk janë të kënaqur me këtë vendim dhe paralajmërojnë ankesë. Sipas tyre shpjegimi i aktvendimit prej vetëm 5 rreshtave dhe mënyra se si është zhvilluar procedura gjyqësore janë të papranueshme.
 
“Morëm vendimin e gjykatës themelore Shkup 2.Në paragrafin 1 të këti aktvendimi është vërtetuar përgjegjësi civile për Slobodan Booevskin për krerje të shpifjes kundër Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit. Në paragrafin 2 dhe 3 nga aktvendimi i njejti është obliguar të publikojë demant në gazeta dhe në suaza të këti vendimi është vendosur vendim me të cilin konstatohet tërheqje e padisë sa i përket dëmshpërblimit të dëmit jomateriaal dhe atë për paditësin Ali Ahmeti 3 milion denarë dhe  Musa Xhaferi 2.5 Milion denarë.Në këtë vendim është vendosur që secila nga palët ti bartë shpenzimet e procedurës.Këtë vendim do ta ankimojmë në afat kohor prej 15 ditëve”, tha Cvetanka Nastova, Avokate Mbrojtëse. 
 
Në ndërkohë nga pala mbrojtësve e paditësve Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi theksojnë se akoma nuk kanë pranuar vendimin e dorëzuar nga ana e Gjykatës.Vendimi në fjalë nuk është publikuar ende as nga Gjykata themelore 2 në Shkup.
 
Padia për ish Shefin e DSK-së Bogoevski erdhi pasi para Gjykatës së Nju Jorkut, deklaroi se Ahmeti, Xhaferi dhe Vllado Buçkovski kanë marrë mito nga 2, 5 milionë euro, me qëllim që të pengonin futjen e kompanive të reja celulare në vend dhe ruajtjen e monopolit të një kompanie.
 
Para trupit gjykues Bogoevski kishte deklaruar se padia është e pabazë dhe e palejuar pasi që deklaratën në fjalë e ka dhënë në procedurë gjyqësore në Gjykatën e Njy Jorkut. 
 
FLORIJE BELULI-KAMBERI