Transporti publik falas, rrugët e Shkupit plot me makina

09.01.2018 16:04

Edhe pse tashëm dy ditë, të gjithë qytetarët mund të shfrytëzojnë transportin publik falas...

Edhe pse tashëm dy ditë,  të gjithë qytetarët mund të shfrytëzojnë transportin publik falas, si pjesë e masave kundër ndotjes që ka marrë qyteti i Shkupit, shumica e qytetarëve përsëri vazhdojnë të udhëtojnë me vetura.

Edhe pse ka qytetarë që kanë lënë makinat në shtëpi dhe mbarojnë obligimet e tyre me autobuzët urbanë, shumë nga ata që intervistoi TVM2, thonë se janë të detyruar të përdorin makinat, pasi autobuzë nuk ka në cdo kohë

“Shumë më pengon ajri i ndotur. Kam problem me frymarrjen, ndjehem i lodhur.  Kam ardhe me veturë, jam i Kumanovës unë” – tha një qytetarë.

“Qysh nuk na pengon ajri i ndotur, pengon edhe shume bile, pasoja në frymarrje sidomos tek ne pleqt dhe fëmijët e vegjel. Me veturë kam ardhë për nevojat e mia” – u shpreh një tjetër qytetarë.

“A i keni shfrytëzu masat e Qeverisë, autobusat pa pagesë? Jo nuk i kemi shfytëzu, kemi ardhur me veturë. Por tani shkoj me autobusin në fshat” – tha një qytetarë.

“Sot autobusi është pa parë dhe me autobus kam ardhe te poshte në qytet se pa pare” – u shpreh qytetari.

“Sot kam ardhur me autobus dhe gjithmon me autobus udhetoj.. shumë mirë që e ka pru kete vendim Qeveria” – tha një qytetarë.

Edhe mëtej matësit në Shkup shënojnë vlera të grimcave  kancerogjene PM10 që arrijnë  pesë herë mbi nivelin e lejuar.

Masat do të zbatohen deri sa të përmisohet situata me ajrin por që të kemi ajër të pastër, është mirë të mësohemi që të paktën në ditët e ndotura , të lëmë makinat në shtëpi. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)