Maqedoni
Osmani në Athinë: 2018, shanc historik që t’i japim fund kontestit
09.01.2018 16:27
2018 është vit historik të cilin Maqedonia duhet ta shfrytëzojë për të tejkaluar mosmarrëveshjen për çështjen e emrit...

Politikanët duhet maksimalisht të punojnë në drejtim të zgjidhjes së kontestit të emrit në këtë viti kalendarik, është shprehur z. kryeminsitri për eurointegrime Bujar Osmani në takim me ministrin e jashtëm grek Nikos Kotzias, si dhe Zëvendës Ministrin për Punë të Jashtme i obliguar për çështje evropiane dhe marrëdhënie ndërkombëtare ekonomike, Jorgos Katrugalos.
Siç njoftojnë nga kabineti i tij, Osmani në Greqi ka shpalosur edhe optimizmin e qytetarëve për tejkalimit e këtij kontesti disavjeçar ndërsa ka njoftuar edhe për sinjalet pozitive nga pala greke. Përmes krijimit të një atmosfere dhe besimi të sinqertë, mund të tejkalohen çështjet e hapura, është shprehur Osmani.
“Viti 2018 paraqet mundësi historike për tejkalimin e mosmarrëveshjeve rreth përdorimit të emrit të vendit tonë, dhe si politikanë të cilët kemi marr besimin për t'u prirë qytetarëve tanë, kemi për obligim të tregojmë pjekuri dhe seriozitet dhe mos ta lëshojmë këtë shans. Në Maqedoni ekziston optimizëm i shprehur qartë për mbylljen e kësaj çështjeje dhe shprehi shpresë, se së bashku me sinjalet pozitive të cilat vijnë nga ana e Greqisë, kjo çështje do të tejkalohet”, ka thënë zv.kryeminsitri Osmani.
Bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Greqisë në fusha të ndryshme, avancimi i komunikimit mës dy vendeve si dhe masat për ngritjen e besimit ndërshtetëror kanë qenë gjithashtu temë e bisedimeve e zv. kryeminstrit Osmani dhe zyrtarëve grek.
“Si politikanë, kemi për obligim që t'u krijojmë kushte për prosperitet qytetarëve tanë, progres dhe mirëqenie, e për këtë është e nevojshme që ta avancojmë bashkëpunimin mes dy vendeve në të gjitha fushat”- ka thënë zv.kryeminsitri, Bujar Osmani.
Krahas marrëdhënieve të ndërsjella, në takime janë hapur edhe çështje që kanë të bëjnë me sfidat evropiane, siç janë, mundësia e një krize të re migrantësh, funksionimi i BE-së si si dhe zgjerimi i saj me vendet e Ballkanit Perëndimor.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
