Maqedoni
MPB, gjenden 120 kg marihuanë te 2 persona në Haraçinë
09.01.2018 16:40
Gjatë bastisjes së djeshme në shtëpitë dhe hapësirat e tjera në pronësi të dy personve në Haraçinë, policia ka zbuluar 120 kg marihuanë dhe lëndë të tjera narkotike...

Aksioni është ndërmarë pasi ekzistonin dyshime për veprën penale “Prodhim të paligjshëm dhe lëshim në përdorim të lëndëve narkotike”.
Lëndët e konfiskuara janë dorëzuar për ekspertizë në Sektorin për hetime të krimit teknik pranë MPB-së.
“MPB gjatë ditës së djeshme me urdhër të gjykatës, janë bastisur dy objekte në Aracinë të Shkupit , ku janë gjendur 120 kg marihuanë 100 gram kokainë dhe 100 gram heroinë. Bastisja ka ndodhur në objektin e personit me iniciale I.B. 32 vjecar dhe R.B. 56 vjecar nga Aaracina. Droga ka qenë e paketuar në qese plastike dhe përkrah drogës ka patur dhe peshore dhe gjëra të lidhura me rastin.MPB në bashkëpunim me prokurorin publik, punojnë rreth këtij rasti”, theksojne nga MPB.
