Maqedoni

Zhvillimet në lëvizjen ‘BESA’, Kasami: konflikt brenda partiak; Karemani: Më kërcënuan mua dhe familjen

09.01.2018 17:26

Konflikt brendapartiak dhe pakënaqsi midis grupeve të caktuara i ka cilsuar zhvillimet e fundit në Lëzjen ‘Besa’ Bilall Kasami...

Ai në një konferencë për media deklaroi se nuk ka dy lëvizje Besa dhe se kjo parti do vazhdojë të funksionojë në bazë të vendimeve të marra më 6 janar në Tetovë. Antarët që e shkarkuan atë dhe vendosën Nexhmedin Karemanin në krye, ai e quajti “grup i pakënaqur”.
 
“Nuk ka dy grupe në Lëvizjen ‘Besa’ nuk ka luftë në lëvizjen Besa për vulat e parties. Lëvizja Besa funksionon konform të gjitha organeve të partisë të saj. Nënkuptohet se është e qartë para kongresit të ketë edhe individë apo grupe të pakënaqura.I inkurajojmë tëgjithë ata që të futen në procesin e rregullt konform të gjitha normave statutore që të garojnë në këtë kongres të parë të Lëvizjes Besa”, shprehet Bilall Kasami nga Lëvizja BESA.
 
Nga ana tjetër Nexhmedin Kahremani që dit më parë u zgjodhën u.d në vend të kryetarit Bilall Kasami nga parlamenti deklaroi se ka marrë kërcnime serioze për jetën dhe familjen e tij. 
 
“Pas zgjedhjes sime për ushtrues detyre kryetar i Lëvizjes BESA, nga dita e djeshme kam kërcënime serioze për jetën time fizike dhe për jetën e familjes sime. Unë i njoh personat që më janë kërcënuar dhe ato tashmë janë paraqitur në polici. Përmes tyre mund të njihet edhe dora që e hedh gurin dhe e fsheh dorën. Me këtë rast është njoftuar edhe ministri i Punëve të Brendshme, z. Oliver Spasovski, ndërsa prej tash do i njoftojmë edhe të gjitha përfaqësitë diplomatike në vend, Ambasadën e SHBA-ve, Zyrën e BE-së, OSBE-në dhe ambasadat e tjera”, theksoi Nexhmedin Kahremani nga Lëvizja BESA. 
 
Kasami paralajmëroi kandidaturën për kryetarë të Lëvizjes Besa ndërsa dënoi denoncimin e Kahremanit për kërcnimdhe ftoi që rastin ta zbardhin organet e rendit.
 
I pyetur për takimin me kryeministrin Zoran Zaev, Bilall Kasami tha se kishte caktuar qysh më herët dhe ka të bëjë me procesin e reformave teksa nuk përjashtoi mundësinë e të qenurit pjesë e qeverisë. 
 
NAIM RAMADANI