Kuvendi fillon punimet, s’ka kuorum, ligji për gjuhët do miratohet të enjten
Deputetët iu kthyen punimeve në Kuvend pas festave të fundvitit....

Deputetët iu kthyen punimeve në Kuvend pas festave të fundvitit, por jo në numër të mjaftueshëm për të miratuar ligje. Në mungesë të kuorumit nuk u miratua as pr/ligji për përdorimin e gjuhëve dhe as u zgjodhën dy anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, me propozim të Presidentit. Kryeparlamentari Xhaferi njoftoi se votimi për këto dy çështje dhe pikat e tjera nga seancat e sotme do të miratohen ditën e enjte.
“Në sallë ka 52 deputetë. Nuk ka kuorum për votim, votimi do të bëhet të enjten, në ora 12:00.” – tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
VMRO NUK KTHEHET NË KUVEND
Në punimet e Kuvendit nuk u kthyen as deputetët e VMRO DPMNE-së, edhepse deri tani, shumë séanca janë pezulluar për t’i vazhduar pas kthimit të deputetëve të koalicionit të kryesuar nga VMRO DPMNE. Por kreu i kësaj partie, i ndjekur nga grupi parlamentar deklaroi se për momentin nuk ka ambient demokratik në punimet e Kuvedit, pasi 12% e deputetëve të VMRO DPMNE-së ende janë në paraburgim.
“Grupi parlamentar i VMRO DPMNE-së, në koordinimin e sotëm vendosi se nuk do të merr pjesë në punimet e Kuvendit për aq kohë sa nuk krijohen kushte për funksionim normal dhe demokratik të këtij institucioni.” – tha kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Pa miratuar mbetën edhe ligjet nga pakoja e ligjeve për reforma në gjyqësi, si pr.ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe ligji për përcaktimin e përgjegjsisë së gjykatësve dhe një sërë propozim ligje të tjera, të cilat sipas të gjitha gjasave do të miratohen, ditën e enjte. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
