AHMETI-KAMSVAG

Ahmeti: Të kthehet kredibiliteti në procesin “Monstra”

09.07.2014 18:00

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka pritur sot ambasadorin e Norvegjisë në Maqedoni, Nils Ragnar Kamsvag, me të cilin ka diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë vendimin e Gjykatës për dënim me burg të përjetshëm të 6 personave të akuzuar në rastin “Monstra”……

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka pritur sot ambasadorin e Norvegjisë në Maqedoni, Nils Ragnar Kamsvag, me të cilin ka diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë vendimin e Gjykatës për dënim me burg të përjetshëm të 6 personave të akuzuar në rastin “Monstra”.

Ahmeti, theksoi me këtë rast qëndrimet e BDI-së që janë të njëjta me  pritjet e shumicës së qytetarëve për transparencë në procesin gjyqësor dhe për adresim të shqetësimeve shoqërore nga ana e Gjykatës së Apelit.

BDI kërkon rikthim të kredibilitetit të këtij procesi dhe kjo mund të arrihet me përsëritje të procesit dhe me transparencë të plotë, të mbikëqyrur nga ekspert ndërkombëtar me përvojë në procese të tilla, ka potencuar Ahmeti, duke ripërsëritur shqetësimin që ky rast kaq i vështirë po shfrytëzohet nga individ dhe subjekte të caktuara, për përfitime personale dhe të grupeve politike që ata përfaqësojnë.

Ahmeti, gjithashtu ka theksuar rëndësinë e muajve në vijim për rrugën drejt NATO-s dhe hapjes së bisedimeve me Bashkimin Evropian dhe përsëriti që kompromisi me fqiun jugor është lehtësisht i arritshëm, po palët duhet të ulen e të bisedojnë me ndërmjetësim ndërkombëtar.

Kjo duhet të ndodh sa më parë, sepse siguron paqen, stabilitetin, sigurinë, marrëdhëniet ndëretnike, ndërfqinjësore, si dhe zhvillimin ekonomik, ka potencuar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në takimin me ambasadorin norvegjez, Nils Ragnar Kamsvag.