Ajri vazhdon të jetë i ndotur në Shkup, DPHM: Mjegulla, e pranishme deri të enjten

09.01.2018 18:21

Shkupjanët vazhdojnë të thithin ajër të ndotur.....

Shkupjanët vazhdojnë të thithin ajër të ndotur. Si pasojë e ndotjes së lartë qeveria dje sërish ka aktivizuan masat për uljen e pasojave nga ndotja e ajrit në qytet. Prej dje transporti publik në Shkup është papagesë, de autoritetet u apelojnë  qytetarëve që në vend të makinave,  të shfrytëzojnë transportitn public.

Poashtu janë ndërprerë të gjitha aktivitetet ndërtimore ,  janë udhëzuar institucionet përkatëse  të zgjerojnë pastrimin e rrugëve,  të shtohet kontrolli ndaj  firmave  që furnizojnë me mallra dhe  janë rritur inspektimet e subjekteve që menaxhojnë gomat dhe mbeturinat e naftës si dhe masa tjera, me të cilat synohet ulja e ndotjes.

Por duket se ndotja nuk do të largohet shpejt pasi meteorolohët thonë se mjegulla do të vazhdojë të mbulojë shkupin deri të enjten, duke mbajtur poshtë saj edhe grimcat e rrezikshme PM10.

“Nesër pritet të jemi nën ndikimin periferik të aktivitetit të dobët ciklonik, që do të shkaktoj ulje të presionit të ajrit dhe do të kontribuojë kushtet për mjegull të jenë më të vogla, por në fushëgropa mjegulla do të mbetet deri paraditen e së enjtes, ndërsa ndryshim të motit do të kemi pasditen e së enjtes kur do të ketë edhe rreshje të shiut në fushgropa ndërsa në male do të ketë rreshje të borës. Gjat vikendit do të ketë edhe ulje të temperaturave” – thanë nga DPHM.   

Për shkak të  mjegullës në aeroportin "Aleksandri i Madh" në Shkup mëngjesin e sotëm janë anuluar fluturimet nga Stambolli dhe drejt Stambollit. Poashtu vonesa prej një ore e gjysmë ka në fluturimet nga Vjena. 

Në aeroportin e Ohrit për sot nuk janë parashikuar  fluturime dhe aterime.  Siç informojnë nga Lidhja Auto - Moto e Maqedonisë për shkak të mjegullës është zvogëluar dukshmëria në disa rrugë në vend. Në Ohër, Strugë, Resnjë, Kërçovë, Makedonski Brod dhe Manastir dukshmëria është prej 100 deri në 150 metra, në Kumanovë 50 deri në 100 metra dhe në Tetovë 50 deri në 60 metra. (Gyltene Sinani, TVM2)