Botë
Papa Françesku, Merkel dhe Makron liderët më të famshëm në botë
09.01.2018 21:37
Papa Françesku, kancelarja gjermane dhe presidenti francez Emanuel Makron janë liderët më të famshëm në botë...

Papa Françesku, kancelarja gjermane dhe presidenti francez Emanuel Makron janë liderët më të famshëm në botë, tregoi hulumtimi "Fundi i vitit, liderët botërorë" në "Gugël".
Të anketuarve, gjatë hulumtimit u janë ofruar 12 emra të liderëve botërorë, ndërsa ata janë përgjigjur në pyetjet nëse kanë mendim shumë të favorshëm, pjesërisht të favorshëm, kryesisht të favorshëm ose shumë mendim jo të favorshëm për liderët botërorë.
Kur bëhet fjalë për popullaritetin global, në vend të parë është Papa Françesku, i cili gëzon popullaritet prej 56 përqindëve, para Merkelit me 49 për qind, ndërsa për presidentin francez 45 për qind nga të anketuarit janë prononcuar se kanë mendim të favorshëm.
Presidenti rus Vladimir Putin e zuri pozicionin e katërt me 43 për qind, ndërsa pas tij pason kryeministrja britanike Tereza Mej me 38 për qind dhe presidenti kinez Si Xhiping me 37 për qind.
Vendin e fundit në listën e liderëve më të njohur botërorë në nivel global e zuri presidenti i Iranit, Hasan Rohani.
Kur bëhet fjalë për mendim negativ, presidenti rus ka mbështete më të vogël në Poloni, Si Xhiping në Japoni, ndërsa Merkel në Çeki.
Në hulumtimin kanë marrë pjesë 53.769 të anketuar nga mbarë bota./mia
