Maqedoni

Fletparaqitjet për tatim, qytetarët për herë të fundit këtë vit i dorëzojnë

10.01.2018 09:49

Qytetarët këtë vit për herë të fundit do t'i dorëzojnë fletëparaqitjet për tatim në Drejtorinë për të Ardhura Publike për realizimin e të ardhurave plotësuese gjatë vitit të kaluar...

Sipas ndryshimeve të Ligjit për tatimin personal të të ardhurave, të cilat hynë në fuqi nga 1 janari i këtij viti, prej vitit të ardhshëm, do të marrin fletëparaqitje të plotësuar vjetore që e jep Drejtoria për të Ardhura Publike, ndërsa tatimpaguesi vetëm do të vërtetojë. Për të ardhurat e realizuara në vitin 2017 tatimpaguesit mund të dorëzojnë fletëparaqitje për tatim deri më 15 mars të këtij viti. Mund të dorëzohet në sportelet e DAP, në mënyrë elektronike ose përmes postës.
 
Qytetarët e kanë për obligim të paraqesin nëse kanë realizuar të ardhura nga dhënia me qira e objektit banesor ose honorar në bazë të marrëveshjes autoriale, për fitimin e realizuar nga lojërat shpërblyese mbi 5.000 denarë, dividendë.
 
Tatimpaguesi nuk dorëzon fletëparaqitje për tatim nëse realizon vetëm të ardhura nga paga, pensioni, veprimtaria bujqësore apo veprimtaria e pavarur. Për vitin e ardhshëm janë paralajmëruar ndryshime në tatimin personal dhe vendosje e shkallës më progresive të tatimit, e cila do të thotë se më të pasurit duhet të paguajnë më shumë. Vlerësohet se ndryshimet e planifikuara do ta rrisin shkallë e pagesës së tatimit personal për 40 për qind.
 
Sipas ligjit nëse tatimpaguesi nuk dorëzon fletëparaqitje për tatim deri më 15 mars 2018, atëherë do t'i shqiptohet gjobë për shkeljen e bërë. Për dorëzimin jo në kohë, gjegjësisht për mosdorëzimin e fletëparaqitjes dhe për të ardhura të cilat nuk janë paraqitur në tërësi gjoba lëvizë prej 100 deri në 200 eruo në kundërvlerë denari.