Maqedoni
Kryeministri Zaev takon Kasamin dhe Zendelin
10.01.2018 10:52
Kryeministri Zoran Zaev ka pritur në një takim përfaqësues të lëvizjes Besa, kryetarin Bilall Kasamin dhe deputetin Fadil Zendelin...

Pas takimit Kasami tha se kanë biseduar për çështjet euro-integruese të vendit, dhe i ka garantuar kryeministrit Zaev se do ta ketë mbështejen e Lëvizjes BESA. I pyetur nëse BESA mund të jetë pjesë e ekzekutivit, Kasami tha se nuk është biseduar për një gjë të tillë gjatë këtij takimi.
