Botë
Vazhdojnë bisedimet për konfliktin Sirian
10.01.2018 11:22
Raundi i ri i bisedimeve për konfliktin sirian parashikohet të mbahet nga 21 janari në Gjenevë, me ndërmjetësimin e OKB-së, tha për median kryenegociatori i opozitës siriane, Nasr Hariri...

Duhet që prioriteti i gjetjes së një zgjidhje politike në Siri të mbetet OKB-ja, theksoi ai, duke përmendur negociatat që kërkon të organizojë Rusia më 29 dhe 30 janar në Soçi.
Në lidhje me këtë të fundit nuk kemi marrë asnjë ftesë zyrtare, saktësoi Nasr Hariri gjatë një interviste dhënë për agjencinë “France-Presse”. Nuk jemi të informuar se cili është objektivi i vërtetë i Rusisë për bisedimet e Soçit. Sipas tij, OKB nuk ka marrë ende vendim në lidhje me pjesëmarrjen e saj në bisedimet në Rusi.
Opozita siriane nuk përjashton mundësinë për të shkuar në Soçi por nëse bisedimet e ardhshme në Gjenevë janë një sukses, mundësia e një takimi në Soçi humb interesin e tij, u shpreh ai.Sipas tij, OKB-ja nuk do të marrë pjesë në Soçi nëse diskutimet në Rusi mbështesin procesin e Gjenevës. Nasr Hariri njoftoi se takoi të hënën në Nju Jork sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, dhe zëvendëssekretarin e përgjithshëm për Çështjet Politike, Jeffrey Feltman.
