Banka Botërore: Rritja ekonomike në Maqedoni në 2018, në 3.2%
Rritja e ekonomisë së Maqedonisë gjatë këtij viti do të jetë 3, 2 për qind, parashikoi Banka Botërore në raportin më të ri për perspektivat ekonomike...

Sipas Bankës botërore, pas tejkalimit të krizës politike në Maqedoni, e cila pati ndikim në ekonominë e vendit, probleme kryesore mbeten papunësia, konsolidimi fiskal dhe mundësia për rritjen e deficitit fiskal për shkak të shpenzimeve të paralajmëruara për projekte infrastrukturore.
Nga projeksioni i Bankës Botërore, për vitin e ardhshëm parashihet rritje e Bruto Prodhimit Vendor prej 3.9 % dhe 4% në vitin 2020. Prej vendeve të rajonit këtë vitë rritje më të madhe parashikohet të ketë Kosova me 4,8%, Shqipëria 3.6%, Bosnjë Hercegovina 3,2% Bullgaria 3,3%, Sërbia 3%, Mali i Zi 2,8 % dhe Kroacia 2,6%. Sipas projeksioneve të Bankës Botërore, ekonomia globale sivjet po përmirësohet dhe pritet të ketë një rritje prej 3.1%.
SEVDIJE KASTRATI
